SYNERGY BETA CAROTENЕ 6mg – AL

ANTIOKSIDANT I FUQISHËM

Çfarë paraqet Beta carotene 6mg?

Beta-karoteni është pigment bimor nga grupi i karotenoidëve dhe organizmi ynë nga ai e krijon vitaminën A.

Beta-karoteni ka meritë për funksione të shumta të rëndësishme të cilat janë të lidhura me shëndetin tonë. Ai është një nga antioksidantët më të rëndësishëm dhe vepron në luftë kundër radikaleve të lira dhe është kujdestar i shëndetit të enëve tona të gjakut dhe zemrës. Duke e rritur imunitetin beta-karoteni ka rol të rëndësishëm në luftë kundër infeksioneve akute dhe kronike.

Beta-karoteni kryen mbrojtje të indeve të trupit nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve UV. Përveç asaj, është i domosdoshëm për krijimin i pigmentit të melaninës, zbutjen e telasheve dhe mjekimin e degjenerimit të njollës së verdhë.

Përshkrim

Veprimi i Beta carotene 6mg

Beta-karoteni është provitamina e vitaminës A i cili kontribuon për mbajtjen e diferencimit qelizor normal, funksionin normal të sistemit imunologjik, mbajtjen e gjendjes normale të lëkurës dhe membranave të mukozës, mbajtjen e shikimit normal dhe metabolizmit normal të hekurit.

E mbron organizmin nga efekti i dëmshëm i radikaleve të lira, të cilat mund ta dëmtojnë strukturën e membranave qelizore dhe të shkaktojnë ndarje të pakontrolluar të qelizave.

Me neutralizimin e radikaleve të lira beta-karoteni e mbron lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV dhe e parandalon plakjen e qelizave.

Studimet kanë treguar se beta-karoteni me veprimin e tij mbi qelizat nervore e ngadalëson procesin e plakjes njohëse, e përmirëson përgjigjen imunologjike, kapacitetin e mushkërive, e ul rrezikun nga problemet respiratore, duke i përfshirë astmën dhe bronkitin. Beta-karotini e ul rrezikun nga degjenerimi makular i syrit, katarakti dhe problemet e tjera të syve të cilat shfaqen me procesin e plakjes. Është vërejtur se mungesa e këtij pigmenti në kombinim me mungesën e vitaminës C paraqet faktor-rreziku për shfaqjen e artritit reumatoid.

Kapsulat e beta-karotenit i plotësojnë nevojat ditore të vitaminës A dhe beta-karotenit në pranverë dhe verë.

Përparësit e Synergy Beta carotene 6mg:

  • Përmban dozën e rekomanduar ditore të beta-karotenit
  • Duke shtuar BIOPERINE në formulën e kapsulave të beta-karotenit rritet thithja e beta-karotenit për më shumë se 60%.

Informacion shtesë

Состојка / Ingredients / Përbërje

Количина / Amount / Sasi

Beta Carotene

6mg

Bioperin® (пиперин)

5mg

Дозирање / Dosage / Dozimi

Една капсула на ден после оброк.
A capsule per day, after the meal.
Një kapsulë në ditë pas ngrënies.