SYNERGY SYNFOLINЕ – (METHYL FOLAT 400 mcg+ IODIDE 100mcg) – AL

SHTATZËNIA E SIGURT DHE MBROJTJA E FETUSIT

Çfarë paraqet Synergy Synfoline® (Folilat metilik 400mcg+ jod 100mcg) ?

Acidi folik ose vitamina B9 është e domosdoshme për çdo individ për një shëndet dhe jetë normale dhe veçanërisht rekomandohet në rast kur gruaja është shtatzënë ose planifikon të mbetet shtatzënë.

Acidi folik është i rëndësishëm për shumë procese të rëndësishme në organizmin tonë dhe veçanërisht në darjen, diferencimin dhe rritjen e qelizave të embrionit dhe fetusit. Është i rëndësishëm për sintezën e ADN-së dhe për funksionimin e qelizave në organizëm. Ka rol në metabolizmin e qelizave nervore, kurse bashkë me vitaminën B12 është i domosdoshëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu ka rol të rëndësishëm në shndërrimin e aminoacideve të cilat janë të domosdoshme në organizmin tonë, duke marrë pjesë në uljen e nivelit të homocisteininës në gjak. Niveli i rritur i homocisteininës shkakton shfaqjen e mbylljes së enëve të gjakut duke lënë mundësi për formimin e trombëve.

Jodi kontribuon për funksion normal njohës dhe neurologjik të organizmit dhe merr pjesë në prodhimin e hormoneve tiroide dhe në funksionimin normal të gjëndrës tiroide.

Përshkrim

Veprimi i SYNERGY Synfoline® (Folilat metilik 400mcg+ jod 100mcg)

Te gratë shtatzëna acidi folik përdoret për rritje dhe zhvillim normal të fetusit: në periudhën para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies. Acidi folik vepron mbi zhvillimin e sistemit nervor të fetusit, duke parandaluar 50 deri më 70% të shfaqjes së defekteve të tubit nervor te fetusi. Defektet e tubit nervor janë anomalitë serioze kongjenitale të palcës kurrizore (siç është spina bifida) ose anomalitë e kokës dhe sistemit nervor qendror (anencefali te fetusi).

Tubi nervor i fetusit mbyllet deri në ditën 28-të të shtatzënisë, kur ka mundësi se vetë grua shtatzënë të mos dijë se është shtatzënë. Prandaj është me rëndësi që gratë të cilat planifikojnë të mbeten shtatzëna të fillojnë me marrjen e acidit folik tre muaj para gestacionit dhe minimum gjatë 12 javëve të para të gestacionit.

Marrja e acidit folik nuk është e domosdoshme vetëm te gratë shtatzëna. Marrja e tij përmes suplementeve vepron në mënyrë të volitshme mbi organizmin edhe te gjendjet e tjera shëndetësore, siç janë: anemia, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, presioni i rritur i gjakut, depresioni, infertiliteti, neurozat, pagjumësia, ulja e imunitetit, problemet me metabolizmin, infeksionet, kujtesa e dobët, stresi dhe lodhja kronike.

Mungesa e acidit folik më shpesh shfaqet te njerëzit të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes, veshkat, mëlçinë e zezë ose që konsumojnë alkool.

SYNERGY Synfoline®(Folilat metilik 400mcg+ jod 100mcg) është formë natyrore aktive e folilatit e cila shfrytëzohet për ndarjen normale e qelizave dhe sintezën e neurotransmetuesve dhe ADN-së. Përparësia e përdorimit të folilatit metilik është se ai depërton në pengesën gaku-tru, ku ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit neurologjik dhe biodisponueshmërinë e tij maksimale në krahasim me acidin folik.

Përparësitë e SYNERGY Synfoline® (Folilat metilik 400mcg+ jod 100mcg)

  • Formë natyrore me biodisponueshmëri superiore
  • Depërton në pengesën gjaku-tru

Informacion shtesë

Состојка

Количина / Amount / Sasi

Methyl folate (L-5-Methyltetrahydrofolate calcium)

400 mcg

Iodine (Potassium Iodide)

100 mcg

Дозирање / Dosage / Dozimi

Една капсула на ден.
One capsule per day.
Një kapsulë në ditë.